Arsim Halili
ENIGMA E VARGUT ZË I ARSYES
(Rreth vëllimit të parë poetik të Bleona Arifit, “Dhembjen lerma mua”, edituar këtyre ditëve nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”)
Në praktikën krijuese shumë nga poetët pas një bagazhi krijues krijojnë identitetin e tyre letrar. Natyrisht se kjo gjë do shumë mund për një profilizim të tillë. Tek sa lexoja vargjet e poetes së re Bleona Arifi e cila në filtrin e saj krijues, nuk është as e para as e fundit që sjell diç të re në planin tematik siç është poezia erotike. Megjithatë përpjekja e për ta sjell një trionom krijues: ëndërrim – buzëqeshje – dhembje, ky kompozicion planimetrik emocionues na shetit në hapësirat ë ndryshme kohore dhe vepruese.
Para se të hyjmë në detaje të tjera , do të citoj një mendim teorik të T. S, Eliot, ku në një nga esetë e tij determinon tre zëra poetik :
a) zëri i parë është ai i poetit/poetes , duke i folur vetvetës .
b) zëri i dyti është ai me të cilin poeti i drejtohet një auditorium, qoftë i madh , apo i vogël,
c) zëri i treti është zëri i poetit i cili përpiqet të krijoj një personazh dramatik që flet në vargje …
Në analizën e vargut të kësaj poete të re , por të talentuar konsideroj se ajo e përçon zërin e saj e poetik, jo vetëm si shkarkim emocional, apo fundja kjo është njëra nga çështjet parësore. Ajo thjesht duke e ndërtuar vargun kryesisht në vetën e parë merr përsispër t’ia atribojë vetës dhembjen, por shpirti i saj human të tjetri do që ta shoh lumturinë , gëzimin , dashurinë etj. Dhe si e tillë këtë negacion e ndeërton bukur përmes antitezës :
Të më thuash
Ujë a zjarr
Unë flej në heshtje
Të më thuash
dashni a urrejtje
Unë flijohem pa fjalë .
Kjo përmbledhje poetike në lexim të parë, duket se nuk sjell një komplektistet të hermetizuar, apo enigmatik për lexuesit. Në shikim të parë ndërtimi strukturor i vargut na jep mesazhin e qartë , por manifestohet formësimi shumëplanësh e që natyrshëm pastaj duhet shikuar me kujdes me dioptrinë e një lexuesi të formuar artistikisht dhe logjikshëm në kapjen e kodeve poetike . Një gjë duhet kuptojmë, thjesht ajo nuk shpërfaq ego të tepruar, ndonëse shpreh unin e saj, fundja kërkon ta tejkalojë dhembjen, duke i shprush plagët e që këto plagë kanë ndodhur në secilën kohë dhe mund t’i atribohen secilit veç e veç. Më së miri e shohim te poezia Un’i fq 22
S’lë fajin askund
E tillë jam njeri
Jetoj si dua vetë
Jo si do ti ti ti …
Një gjë që mund theksojmë lirisht se vargu i kësaj poete nuk krjon asnjë lloj ngurtësie , përkundërazi ka një dinamikë psikologjike. Këtë rast zëri i saj kthehet në ato kujtime të stisura thuaj se në shumicën e vargjeve ku e ku na shfaqen pak imazhe gri, ndonëse duhet kuptuar këtë se se e gjithë kjo hapësirë kompozionale e vargut mund të vrojtohet jo tek poetja si protagoniste e kësaj dhembje . Natyrisht duhet pranuar që hera –herës, ka dozë pesimizmi, që duam ose jo na shfaqen si të tilla në përdishmërinë tonë. Si i tilla gjejmë momente mllefi dhe dekurajimi në poezitë si : Vetëmia, Në ankth , Gënjeshtra , Kur ne u ndamë E vërteta , e ndonjë tjetër , shihet qartë se në vargun e këtyre paknaqësive duhet kuptuar, poetja Bleona Arifi nga dashuria kërkon të riparohen gjërat jo vetëm në kontekstin social, por në disa drejtime .Jo vetëm kaq,ajo shpërfaq botën e saj artistike dhe emocionale Por ajo që duhet theksojmë se poetja nuk e sheh gjërat vetëm zi, vetëm skeptikën , në rrethana në të cilat jetojmë qoftë në retrospektivë, por edhe në perspektivë.Me gjuhën poetike i këndon edhe të bukurës. Pavarsisht nga cili relacion vje e bukura apo thjesht ka koston apo sakrificën e saj, por që duhet domosdo një mirë menaxhim respektiv, jo vetëm me fjalën, por dhe me zemrë. Këtë gjë më së miri poetja e shpreh në vargjet fq 34 :
Kur shija sytë e tu
Botën e shihja
Unë
E çmendur pas teje
Për ditë zhytesha me thellë
Në detin e dashurisë
Natyrisht se nuk është ndër të paratë, por vazhdim i shumë krijuesve të tjerë pararëndës që të bukurën te tjeri e kanë paraqitur në projeksione artistike, përmes simbolikave, të hënës, diellit , luleve, gjethit, përmes mjeshtrisë tekstuale dhe intertekstuale, e ruan ekuiIibrin e vargut pa ngritur shumë tensione, apo pa rënë në melankoli dështimi, sepse fundja, ajo di të fal gabimet te tjetri, di të pranojë ikjen asaj që nuk i takon. Vargu i saj mund të receptohet nga lexuesi, duke e krhasuar me një lule pranverore plotë energji, si të tillë kemi lartësim të figurës së femrës, por që duhet pranuar edhe këtë gjë, se ajo di ta vlerësojë po aq lartë edhe figurën mashkullore, sepsedo të ishte kot dashuria pa këtë bashkëdyzim. Shihet poetja Bleona Arifi nuk është frenetike , e dorëzuar para të gjithë këtyre sfidave të cilat me ose pa justifikim kanë zënë vend të gabuar në shoqërinë, kur me ose edhe pa dashje abuzojnë në emër të dashurisë. Për sa i përket kësaj përmbledhje poetike dhe këtë rast i adresohem autores, se lexuesi i saj do ta receptoj këtë zë poetik e cila me pjekurinë e saj, hyn në portën e letërsisë, jo për tu dukur si një emër shtesë i kësaj fushe, por shihet se e ka kulturën e saj shkrimore. Ndoshta duhet ta marrë edhe si porosi nga krijuesit me të vjetër e më në zë një gjënëse me librin e parë hyn në portën e letërsisë, ajo duhet për të krijuar identitetin e saj si emër i përveçëm, mos të krijoj komoditet , por të merret shumë seriozisht me letërsinë , pasi që edhe vet e studion atë , domosdo duhet t’ia dijë ehe huqet dhe labrintet e saj. Konsideroj se teorikisht mendimi Tomas Eliotit që e thamë fare në fillim gjen zbatim në vargun e saj ata tre zëra poetik. /2LONLINE.com/
_____________
( Ky vështrim letrar është lexuar dhe në hapjen e Manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 16 tetor 2021, në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, ku u përurua ky libër )