DYLON

AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës

AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan bazuar në raportimet e Komisionerëve dhe vëzhguesëve nëpër qendra të votimit, njofton se të gjitha Qendrat janë hapur me kohë dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi që mund të shpërfaq ndonjë pengesë për fillimin e procesit të votimit.

AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes mekanizmit demokratik, votës.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja në votime është investim për të ardhmen e Gjilanit, andaj duke votuar ne bëhemi hisedarë të zhvillimit të Komunës.

Sot është ditë feste për popullin e Kosovës, për qytetarët e Gjilanit, thuhet në njoftimin e Zyrës  për Informim të AAK-së, Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.