Skuadra e futbollit Drita ka bërë me dije se Enhar Cakolli tani ka kontratë trevjeçare me Dritën.
“Enhari është bashkuar nga fillimi i fazës përgatitore me ekipin dhe me aftësitë e tija ka bindur stafin teknik dhe për tre vitet e ardhshme do te jete bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Përndryshe, Cakolli është nga Ferizaj dhe luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ka qenë pjese e moshave të klubit të Ferizajt U-17 dhe U-19, gjithashtu ne vitin e fundit ka qene pjesë e ekipit senior te Ramiz Sadikut.
“Klubi jonë me Enharin e ka mbyllur çështjen e transfereve të lojtarëve për këtë sezon duke e cilësuar si një merkato të suksesshme drejt synimeve që ka”, thuhet në njoftimin e klubit.