DYLON

Në përkushtim të shkrimtarit Mirko Gashi

Në përkushtim të shkrimtarit Mirko Gashi
Avatar photo Redaksia

Edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”

NË PËRKUSHTIM TË SHKRIMTARIT MIRKO GASHI

Me një vonesë prej tre muajsh, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19 që përfshiu edhe Kosovën, nesër në Grykën e Karadakut, afër trekëndëshit kufitar, mbahet edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Ky edicion, që planifikohej të jetë si edicion jubilar, shkaku i rrethanave pandemike, këtë herë mbahet ndryshe nga herat tjera, duke shmangur Orën e madhe letrare “Koha e poezisë” dhe, duke u mjaftuar vetëm me botimin e revistës së Manifestimit si dhe organizimin e tryezës letrare, që kësaj here i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

EkoHigjiena

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, është përpjekur që, përmes përzgjedhjes së poezive për Edicionin e dhjetë, jo vetëm ta ruaj cilësinë e krijimeve por, edhe ta kultivojë si herave të kaluara, edhe gjjithëpërfshirjen, veçanërisht në raport me krijuesit letrar të të trija shteteve ( Kosovës, Maqedonisë së Verirut e Kosovës Lindore – Serbisë ), përkatësisht brezit të trekëndëshit kufitar që pikëpjekë në një gurë të vetëm, Gjilanin, Kumanovën e Preshevën.

Poashtu, edhe si në edicionet e mëparshme, edhe këtë herë, një figure e shquar letrare e këtij trekëndëshi kufitar, është temë shqyrtimi, përkatësisht vlerësimi dhe përkujtimi, shkrimtari Mirko Gashi.

Duke i sjellur në një botim të ri dhe tejet përmbledhës, poezitë e botuara pas vdekjes së këtij shkrimtari, bashkë me një parathënie të detajuar nga Anton Nikë Berisha si dhe poashtu shënimet bibliografike ( thuaja në tërësi për Mirko Gashin ) nga Prend Buzhala, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shënon këtë përvjetor të këtij shkrimtari, duke e freskuar kujtesën , si të lexuesit të mëhershëm po, edhe të lexuesit të ri, lexuesit të ardhur në ndërkohë, për këtë figure të shquar të letërsisë.

Tryeza letrare e përkushtuese e këtij Manifestimi , mbahet në ambientet e restorant “DUNAVI”, në Dunav dhe pjesmarrës, me një numër të kufizuar krijuesisht nga kjo hapësirë krijuese, janë vetëm të ftuarit nga organizatori, i cili është përkujdesur që ta ruaj edhe përfaqësimin qoftë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut po edhe nga Kosova Lindore ( Presheva, Bujanovci, Medvegja )

Referues në Tryezën letrare do të jenë emra të shquar dhe aktiv të kritikës letrare si, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha, Prend Buxhala, Emin Azemi e Sherafedin Kadriu. Ndërsa Manifestimin e mbështesin Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës ( Revistën letrare të Manifestimit dhe Tryezën letrare të “Trekëndëshit poetik…” ) dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit ( Librin e Mirko Gashit: “Blegërimë resh”).

Për Ars Clubin “Beqir Musliu
Sabit Rrustemi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.