Drejtues të Organizatës Jo-Qeveritare Rini e Artë, Rini e Emancipuar -RARE, kanë bërë me dije se në kuadër të projektit “Avoko pro diskutimit për Edukim Seksual dhe kundër dhunës” organizuan aktivitetin e radhës, ekspozitën anti-dhunë.
Blend Bllaca, nga OJQ RARE, koordinator i projektit ka bërë me dije se pjesëmarrës ishin aktivist dhe nxënës së shkollave të mesme dhe po ashtu edhe anëtarë të organizatave të shoqërisë civile.
Projekti në fjalë, implementohet nga Organizata Jo-Qeveritare RARE në partneritet me Portalin 2LONLINE, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan. /2LONLINE/