• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Një shqiptim i veçantë poetik

Redaksia 2LONLINE 27 Tetor, 2023 4 min
 Një shqiptim i veçantë poetik

Vlerësime ….

Anton Nikë Berisha

NJË SHQIPTIM I VEÇANTË POETIK

( “Hyjnorja ime je ti”, vëllimet 3 dhe 4, që këto ditë e editoi Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë, tetor 2023 )

Vëllimet “Hyjnorja ime je ti” III dhe “Hyjnorja ime je ti” IV (edhe botimet “Hyjnorja ime je ti” I dhe “Hyjnorja ime je ti” II që u botuan po nga “Faik Konica”, Prishtinë 2019) përligjin edhe më bindshëm, qoftë si cilësi, qoftë si sasi, se Sabit Rrustemi është nga poetët tanë më të shquar të hartimit të poezisë së dashurisë. Pamjet dhe mozaikët e shumtë poetikë, sa të veçantë aq dhe të pasur, të ndërtuar përmes teksteve të përftuara me përkushtim dhe dije, përligjin sa prirjen dhe aftësinë e autorit, aq dhe vlerën e lartësuar poetike të teksteve.

Them me bindje të plotë se këto katër vëllime me poezi të dashurisë janë dëshmia më e mirëfilltë artistike e punës krijuese të Sabit Rrustemit, po dhe e rrafshit të lartë shtjellues e shprehës të poezisë shqipe të këtij lloji. Asnjë poet i yni deri më sot nuk ia doli të japë një shqiptim poetik kaq të veçantë e të pasur për dashurinë, për të cilën në “Këngën e këngëve” thuhet se është e fortë si vdekja dhe se ujërat nuk mund ta shuajnë dhe as lumenjtë nuk mund ta përmbytin (8, 6–7).

Kuptimi i dashurisë në poezinë e Sabit Rrustemit degëzohet në rrafshe e pikëvështrime nga më të ndryshmet, ku shprehet qenësia e përhershme e dashurisë për jetën e njeriut dhe mundësia e përjetësimit të saj të pakufi përmes artit të fjalës.

Përmes këtyre poezive të dashurisë, që janë zëri më i fuqishëm poetik i Sabit Rrustemit, dëshmohet ajo që shprehet në Këngën e këngëve, siç thekson Christos Yannaras, se tjetri bëhet ‘kuptimësia’, përgjigja e ndjeshme e dëshirës më të thellë e jetike të natyrës sonë nga se marrëdhënia jonë me botën është e ndërsjellë; tjetri është fytyra e botës (qenësi objektive) që më drejtohet mua dhe më fton në universalen e bashkë-ekzistimit.

Në mbyllje po them se poezia e dashurisë e Sabit Rrustemit e përfshirë në katër vëllimet e përmendur është prova më e mirëfilltë e pasurisë dhe e pjekurisë së poezisë së këtij poeti, po dhe e poezisë sonë. Si e tillë ajo i ka të gjitha vlerat për t’u përballuar edhe kohëve që vinë. /2LONLINE/

Etiketa:Anton Nikë Berisha HYJNORJA IME JE TI poetik poezia rekomandojmë Sabit Rrustemi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Kodi etik i faqebardhësisë

10 Dhjetor, 2023
Sport

Derbi i takoi Dritës

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Arlinda Basha: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Arbisë Krasniqi: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

Kodi etik i faqebardhësisë

10 Dhjetor, 2023

Derbi i takoi Dritës

10 Dhjetor, 2023

Parku “Banja”, Gjilan

10 Dhjetor, 2023

Policia parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie

10 Dhjetor, 2023

Promovim i librit me rastin e njëvjetorit të ndërrimit të jetës së atdhetarit të madh Prof. Jakup Jahirit

10 Dhjetor, 2023

Suksesi po “ngritet” – cilësia po bie!!!

10 Dhjetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com