Shefi i Sektorit të Mbeturinave në kuadër të DSHPAI-së në Komunën e Kamenicës, Hysen Jerliu, ka pritur në takim ekspertin e caktuar nga BE, për monitorimin e rezultateve të projekteve të financuara nga BE, Serban Totoescu.
Në këtë takim shefi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, e njoftoi ekspertin, Totoescu për projektet në përgjithësi të realizuara nga Bashkimi Evropian në bashkëfinancim me Bankën Gjermane (BMZ), që zbatohet nga GIZ, përmes projekteve Shërbimet e qëndrueshme komunale.
Poashtu eksperti Totoescu u njoftua edhe për grantet që i ka fituar Komuna e Kamenicës nga aktivitetet e IPA-së 2018, e mbështetur nga GIZ, si dhe për hartimin e Planeve dhe Rregulloreve Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave.
Pas njoftimit për këto projekte, Jerliu falënderoi ekspertin e caktuar nga BE, Serban Totoescun, për përkrahjen e dhënë Komunës së Kamenicës nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe kërkoi që edhe në të ardhmen të vazhdohet me përkrahje të njëjtë. /2LONLINE/