DYLON

Viti: Tejkalon në vijë të plotë, i merret leja për tre muaj

Viti: Tejkalon në vijë të plotë, i merret leja për tre muaj
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘’Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.

Me këtë veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor. 

EkoHigjiena

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimi ne policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.