Gjatë ditës së sotme Ekipi i Zjarrëfikësve ka pastruar pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, njofton Komuna e Kamenicës, përmes zyrës për informim.
Në ndërkohë që ekipa e QKMF-së po qëndron aty gjatë gjithë kohës e gatshme për çdo situatë.
Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë nga kufiri tek “Dheu i Bardhë”, do të dërgohen në karantinë në vendin e përcaktuar nga qeveria për 14 ditë.
Ju lusim rrini në shtëpi, prfundon njoftimi i Komunës së Kamenicës.