Ekipi i DKA-së, i Komunës së Kamenicës ka bërë vizita nëpër disa shkolla të komunës për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor.
Drejtori i DKA-së Agim Shkodra ka thënë se gjatë kësaj jave i gjithë stafi i DKA-së vizituan shkollat e komunës, ndër të cilat ishin: Sh.F.M.U “Skënderbeu”, ndërrimin e dytë në gjimnazin “Ismail Qemali”, ndërrimin e dytë në shkollën e mesme Mikse në Roganë “Sejdi Kryeziu”, e Sh.F.M.U “Rexhep Mala”.
“Gjatë këtyre vizitave pamë se si zhvillohej procesi mësimor,vlerësimi me kurrikulat e reja, respektimi i orarit mësimor gjithashtu mbajtja e orëve të fundit në ndërrimin e dytë, kujdestaria e ditës, pastërtia e shumë gjëra të tjera që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim. Vizitat e tilla, në ditët në vijim, do të vazhdojnë edhe nëpër shkollat e mbetura”, ka thënë Shkodra.