DYLON

Donika Kadaj-Bujupi: Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

Donika Kadaj-Bujupi
Avatar photo Redaksia

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.

Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe, sipas saj, kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm.

Kadaj-Bujupi ka thënë se Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës. Kurse Malit të Zi, Kadaj-Bujupi ka theksuar se mund t’ia falin qeveritarët e korruptuar, por jo tokën.

EkoHigjiena

Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.