Mbi 86% e njerëzve mbi moshën 18 vjeçare konsumojnë alkool. Megjithëse konsumimi jo i tepruar i alkoolit nuk shkakton probleme, abuzimi me të mund të ketë pasoja të tmerrshme.
Që nga momenti kur ne e konsumojmë një pije alkoolike, trupi jonë e absorbon atë. Alkooli arrinë të depërtojë në tru pas 5 minuta dhe jep efektet e tij pas 10 minutave.
Alkooli ndërhyn në shumë procese të trurit duke ndikuar në mënyrën se si truri e përcepton një informacion. Stadet e konsumimit të alkoolit janë:
Euforia – Kjo është faza e parë kur alkooli hyn dhe afekton trurin, duke rritur sasinë e dopaminës- hormonit që sjellë një ndjenjë kënaqësie.
Depresioni dhe humbja e memories – në momentin kur sasia e alkoolit prezent në gjak kalon 0.005 ml, indet e trupit fillojnë të absorbojnë një sasi më të madhe të tij, me ç’rast euforia kalon në depresion.
Konfuzion – Në këtë fazë preket cerebellumi. Ju do të keni nevojë për ndihmë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur. – Shkruan NorthËesternMedicine, transmeton Gazeta Express.
Koma – Kur alkooli arrinë vlerën 0.35 në gjak, ju jeni të rrezikuar të kaloni në komë- një gjendje e pavetëdijshme e trurit dhe bllokim i të gjithë mekanizmave motorikë.
Vdekja – sasia e alkoolit në gjak mbi 0.045 mund të çojë në vdekje, pasiqë organizmi juaj është plotësisht i helmuar dhe truri nuk arrinë ta kontollojë këtë gjendje.