DYLON

Perimet që tretin yndyrën, largoni peshën e tepërt

Perimet që tretin yndyrën, largoni peshën e tepërt
Avatar photo Elife Sherifi

Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë dhe tretur yndyren e për t’u përgatitur për verën e 2019-s.

Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi

EkoHigjiena

Kjo lloj perimeje përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe protein, ndaj do të të ndihmojë të eleminosh toksinat dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.