Aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Disa studiues mendojnë që së shpejti njerëzit do të arrijnë ta detektojnë diabetin vetëm me anë të një aplikacioni në telefonat e tyre.

Kohëve të fundit Universiteti i Kalifornisë ka bërë disa përpjekje për të krijuar një rrugë më të lehtë për ta detektuar diabetin para se ai të zhvillohet. Ata pohojnë së është e mundur krijimi i një aplikacioni i cili do të tregonte nëse ju keni diabet apo jo, duke përdorur një metodë tashmë të njohur me shkurtesen PPG.

Ky aplikacion funksionon në atë mënyrë që kur zemra pompon gjak, krijohet një presion nëpër trup. Venat periferike zgjerohen që të stabilizojnë këtë shtypje të gjakut. Duke e përdorur dritën e telefonit dhe duke e vendosur kamerën e tij afër një gishti  është e mundur që të vëzhgohet ndryshimi i kësaj shtypjeje.

Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të sjellë pasoja të mëdha duke përfshirë probleme me sytë, me veshkat dhe sëmundje të zemrës.

KOMENTE