Ndonëse ishte bërë me dije edhe nga vet trajneri Gentjan Mezani, pas përfundimit të ndeshjes së fundit kampionale të Superligës së Kosovës në futboll. se ka përmbyllur bashkëpunimin me Gjilanin, sot klubi kuq e bardh ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka përfunduar marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Mezani, por edhe me disa të tjerë.
Ja komunikata e plotë:
Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.
Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24.
Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.
Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta. /2LONLINE/