DYLON

Kadriu: Asambleja jonë kampione

Kadriu: Asambleja jonë kampione
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka bërë me dije se asambleistët e Gjilanit fitojnë tri çmimet e para në nivel vendi.

“Sot gjatë ndarjes së çmimeve për performancën e asambleistëve komunal të monitoruar nga “Helvetas” dhe “Demos”, asambleistët tanë fituan tre çmimet kryesore”, ka thënë Kadriu, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Sipas tij, këshilltarët fitues të çmimeve janë: Gentrit Murseli, Çmimi kryesor si dhe Gresa Avdiu e Besnik Shala.

“Ky sukses na bënë krenar ne si kuvend dhe si komunë. I urojmë këshilltarët fitues për punën dhe për vlerësimin e tyre, duke u dëshiruar sukses të mëtutjeshme”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.