Loriana Kuka ka arritur të fitoi medaljen e artë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare në finale e mposhti kubanezen, Kaliema Antomarchi. Kjo është medalja e parë e artë për ekipin e Driton Kukës, në Gjeorgji.
Kujtojmë që Loriana Kuka është duke tentuar që të fitoj normën olimpike për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, “Tokjo 2020”. Dje medalje te arte Kosoves nga Gjeorgjia i solli edhe Nora Gjakova.