Pas fitores ndaj Prishtinës në mesjavën e kaluar, skuadra e Gjilanit ka regjistruar sot edhe një fitore tjetër, tani ndaj skuadrës së Besës nga Peja për t’iu rikthyer kështu fitoreve dhe për tu ngritur në kuotën e 16 pikëve nga nëntë javë.
Skuadra kuq e bardh, në ndeshjen e javës së nëntë, kundër Besës realizoi fitore me rezultat minimal (1-0), por mjaftueshëm ishte ky rezultat për t’i arkëtuar pikët e plota.
Goli i vetëm në këtë takim në fakt ishte një autogol. U shënua nga lojtari i skuadrës pejane Matheus de Paula.
Gjilani tani radhitet në pozitën e 3-të, në tabelën e klasifikimi, me 16 pikë të grumbulluara nga këto nëntë javë, ndërkohë që ndeshjen e ardhshme e luan në Gjilan përball Feronikelit. /2LONLINE.com/