DYLON

Kryetari i Kamenicës nënshkruan tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari i Kamenicës nënshkruan tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar sot tri marrëveshje me përfaqësuesin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Vildane Maliqi udhëheqëse e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, si dhe Burim Krasniqi, zyrtar nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat.
Kryetari Qëndron Kastrati duke falënderuar FKEE-në, tha se nga këto marrëveshje komuna do të përfitojë duke ofruar shërbime sa më cilësore.

“Jemi duke u angazhuar që me anë të Fondit për Efiçiencë të Energjisë, në projektet që pritet të realizohen të sjellim shërbime sa më cilësore. Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve pritet që në projektin për ShFMU “Metush Krasniqi”, projektin për ndërtesën e Qendrës për Punë Sociale, si dhe projektin për ndriçimin publik, të kursejmë kosto të energjisë dhe buxhetit”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Në anën tjetër edhe përfaqësi i FKEE-së, Admir Shala, tha se bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës për këto projekte është i mirëpritur.

“Falënderoj kryetarin për bashkëpunimin. Besoj që me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve do të ketë cilësi edhe më shumë në projektet që pritet të realizohen”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.