DYLON

Kryeministri Hoti: Integrimi evropian mbetet prioritet

Kryeministri Hoti: Integrimi evropian mbetet prioritet
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me Zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, mbajti një tryezë konsultative me OSHC (Organizata të Shoqërisë Civile) për prioritetet e Agjendës së re të Reformave Evropiane (ERA II), ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog.

Kryeministri Hoti, theksoi se Dialogu i Nivelit të Lartë BE – Kosovë për ERA II, nuk do të mbetet në nivel konsultimi me OSHC-në, por do të avancojë tutje, duke i bërë ata pjesë të bashkëpunimit në hartimin e planeve të veprimit dhe mbikëqyrjes.

“Integrimi evropian mbetet prioritet, krahas çështjeve me të cilat po merremi në baza ditore, veçanërisht me menaxhimin e pandemisë dhe problemet ekonomike e sociale që i ka shkaktuar ky infeksion”, tha Kryeministri Hoti.

EkoHigjiena

Ndërsa Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili njëherit është i ngarkuari i Kryeministrit Hoti për integrime evropiane dhe menaxhimin e instrumentit ERA II, paraqiti prioritetet e Qeverisë në këtë proces.

“Qëllimi i ERA II është që të shërbejë si një instrument për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe reformave tjera fundamentale që do të avancojnë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Qasja e re e Qeverisë për përfshirje të përfaqësuesve të OSHC-së, u mirëprit dhe u vlerësua e domosdoshme për hartimin e planit të veprimit për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.