Stadiumi i ri kombëtar do të presë një tjetër sfidë interesante brenda janarit.
Pas ndeshjes kualifikuese të Kombëtares kuqezi kundër Francës, derbit të madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, dhe “sfidës së solidaritetit” mes veteranëve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, projekt modern futbollistik i kryeqytetit shqiptar, do të mbledhë sërish dashamirësit e shumtë të këtij sporti.
Edhe këtë herë, për të mbledhur të ardhura financiare është Partizani, edhe pse do të jetë udhëtues më 26 janar, kur të përballet aty me Kukësin.