Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Tygjec të Kamenicës, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer, për shkaqe të panjohura, janë djegur rreth 10 hektarë pyje e kullosa.
Sipas autoriteteve policore, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për shkak të konfiguracionit të papërshtatshëm të terrenit intervenimi ka qen i pamundur.
Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Përndryshe, ditë më parë, edhe në fshatin Domorovc të Ranillugut, u raportua se në rrethana të panjohura ishte përfshirë nga zjarri një sipërfaqe prej 10 hektarësh me mal.