(2L ONLINE) – Në këto kohëra të vështira ekonomike të paslufte, ku mungon puna njerëzit mundohen që në mënyra të ndryshme herë-herë edhe origjinale ti krijojnë vetes pune për ti siguruar vetes dhe familjeve të tyre sado kudo një mirëqenie ekonomike.
Mirëpo kjo është një ndërmarrje me shumë rreziqe dhe ku njeriu nuk ka as mbrojtjen dhe të drejtat më elementare që duhet ti ketë punëtori në një shoqëri të organizuar normale. si shembull një orar të caktuar të punës, mbrojtje ligjore në rast të ndonjë fatkeqësie, të drejtën për pension etj..
Një nga këto punë në Kosovën e sotme është edhe ajo e sharraxhinjëve “modern” si dhe punëtoreve të krahut të cilët pasojnë dhe bëjnë qarjen e druve me sopatë.
“Është punë shumë e rrezikshme dhe e rëndë”thotë Feimi, ashtu ulur mbi barë teksa mundohej të shuaj urinë me ushqimin që kishte marrë me vete dhe vazhdon.
Ka raste kur njerëzit kanë humbur gishtat e tyre por edhe kanë pësuar edhe lëndime të tjera, por s ke çka bënë se papunësi e madhe dhe njeri diqysh duhet me e majtë familjen. punojmë prej mëngjesi të hershem e deri në terr, në të ftohët e diell por duhet”, thotë ai.
Edhe kështu mbijetohet nê Kosovën tonë të dashur! /Xhelil ARIFI/