DYLON

Kuçi: Nëse neve nuk na jepet mandatari, i drejtohemi Kushtetueses

Avatar photo Redaksia

Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë të mërkurën se do ta denoncojnë në Kushtetuese veprimin e mundshëm të presidentes Atifete Jahjaga për ta mandatuar jashtë PDK-së ndonjë kandidat për kryeministër.

Ai ka dhënë zotimin se ky subjekt politik do ta respektonte çfarëdo vendimi të Kushteteuses.

EkoHigjiena

Po kështu, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse dy herë radhazi dështon ta kalojë në Kuvend Qeverinë, transmeton koha.net.

Interpretimi që ai ka dhënë është se presidentja nuk ka të drejtë ta mandatojë kandidatin e mundshëm për kryeministër, të tri subjekteve në opozitë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.