Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e gjashtë federatave sportive.
“Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai.
Përgëzime dhe suksese për të gjitha federatat në veprimtarinë e tyre”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /2LONLINE/