DYLON

Policia: Apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull!

Policia: Apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull!
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë kësaj jave do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, reshje bore dhe erëra të forta, ku për pasoj në lokacione që ka rrjedhje të ujit krijohen shtresa të akullit të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

Po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në ura, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë siç janë rrëzimi i shtyllave apo drunjëve nga erërat e forta, apelon policia.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përdorin pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.