Drejtuesit e LDD-së që është subjekt opozitar në Gjilan, u shprehen të pakënaqur me zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit, duke thënë se partia në pushtet i ka shkelur premtimet se në menaxhim nuk do të përzihet politika.
Kryetari i dardanëve të Gjilanit, Jakup Bajrami, tha se kryetari i komunës me stafin e vet nuk po i përmbahet kritereve, zgjodhën drejtorë pa kurrfarë përvoje, emra pa vlerë në arsim, njerëz të përcaktuar politikisht e që mbajnë poste politike.
Bajrami tha se LDD-ja mendon se zhvillimi i arsimit nuk bëhet në këtë formë ♪5farë po e bënë pushteti aktual, PDK dhe partnerët e saj qeverisë. Ai ka kërkuar që të zbatohet rregullorja për zgjedhje cilësore, ndërkohë që ka ngrit shqetësimet e tija se një avaz i tillë i pushtetit do tëvazhdojë edhe me zgjedhjen e mësimdhënësve, pra në bazë të përkatësisë partiake.
“Ne jemi kundër këtyre veprimeve, ngase po shfrytëzohet fuqia e pushtetit për realizimin e interesave të individëve”, ka thënë Bajrami, për të kërkuar që qytetarët të trajtohen njëjtë.
Përndryshe, ditë më parë kishte reaguar edhe partia tjetër opozitare në Gjilan LDK-ja e cila po ashtu kishte thënë se në këtë rast kemi pas të bëjmë me emërime politike
Në anën tjetër, për institucionet,përkatësisht për ata që kanë pushtetin në Gjilan,çdo gjë ka shkuar në mënyrë korrekte dhe e reagimet e opozitës (LDK e LDD), janë vlerësime paushalle dhe hipotetike.
Shefik Surdulli, shef i Zyrës për Informim në Gjilan, të gjitha këto vlerësime i ka cilësuar paushalle e pa kurrfarë baze, ngase siç ka thënë ai, procesi i aplikimit, intervistimit, poentimit, dhe zgjedhjes së tyre, ka qene fare korrekt dhe i paanshëm, me ç’rast janë sjell pikërisht vlerat shoqërore, profesionalizmi, po dhe aftësia menaxhuese e kandidatëve.
“Vet fakti se në këto pozita, janë zgjedhur edhe kuadro që i takojnë subjekteve të ndryshme politike është dëshmi e një përzgjedhje ku ka ardhur në shprehje cilësia, e jo tjerat komponente në të cilat aludon tabori opozitar”, ka thënë Surdulli.
Ai ka shtuar se në këso situatash, kur kërkesat për punë janë shumë të mëdha, njeriu e ka vështirë të bëjë ndonjë përzgjedhje ideale, mirëpo me përgjegjësi mund të thuhet se është bërë përzgjedhja më e mirë e mundshme e atij potenciali. /2lonline/