Drejtues të Kompanisë “EcoHigjiena”, kanë kërkuar nga konsumatorët që kanë borxhe t’i shlyejnë ato, në mënyrë që të mos ketë nevojë për veprime tjera që mund të krijojnë për konsumatorin shpenzime të larta gjyqësore dhe shpenzime që do të krijoheshin pranë zyrës së përmbaruesit privat.
Për këtë qëllim, “EcoHigjiena” ka bërë me dije se ka shtyrë afatin e njoftimit deri më datë 31.08.2018, për të ju lënë mundësi klientëve që kanë obligime, t’i shlyejnë ato.
“inkurajojmë që secili klientë me obligime ndaj ndesh, të paraqitet në zyrat e Kompanisë “Eco-Higjiena” në mënyrë që me secilin mbi baza individuale të zgjidhim këtë çështje”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Më poshtë kemi njoftimin e plotë të Kompanisë “EcoHigjiena”
Të nderuar konsumatorë të shërbimeve tona!
Ne jemi në procesin e vlerësimit të të gjitha punëve në kuadër të veprimtarisë sonë. Kemi konstatuar se ka shumë klientë të cilët përkundër gjithë përpjekjeve tona për shërbim cilësor dhe inkasim efikas, kanë akoma borxhe të papaguara ndaj nesh, të cilat janë krijuar në rrethana të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme.
Borxhet e juaja kundruall kompanisë Eco-Higjiena e kanë sjellë atë, disa herë në situata të vështira dhe të padëshirueshme ekonomike, gjë që ka rezultuar edhe në cilësinë e shërbimeve tona ndaj jush.
Prandaj, të shtyrë nga kjo situatë, ne kemi qenë të detyruar të shpërndajmë tani së fundi vërejtjet edhe me shkrim në fillim të muajit korrik, ndaj disa klientëve të identifikuar me obligime të larta.
Në mënyrë që t’ju shmangemi shpenzimeve të larta gjyqësore dhe shpenzimeve që do të krijoheshin pranë zyrës së përmbaruesit privat, e për hir të interesit të dyanshëm, ne e kemi shtyrë afatin e njoftimit deri më datë 31.08.2018, për të ju lënë mundësi këtyre klientëve që të shlyejnë obligimet e veta.
Për të zgjidhur këtë problematikë një herë e përgjithmonë në lidhje me borxhet ekzistuese, inkurajojmë që secili klientë me obligime ndaj ndesh, të paraqitet në zyrat e Kompanisë Eco-Higjiena, në mënyrë që me secilin mbi baza individuale të zgjidhim këtë çështje.
Shpresojmë se, oferta jonë do të merret në konsideratë nga palët që u jemi drejtuar dhe ata do të ndërmarrin veprime të shpejta për t‘ju përgjigjur njoftimit, duke kursyer kështu ndërsjelltas njëri tjetrin nga procedurat ligjore.
Vetëm pagesat që kryhen rregullisht dhe në kohë, garantojnë një shërbim cilësor dhe bashkëkohor!
Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë klientët tanë të cilët përkundër vështirësive që na janë shkaktuar në të kaluarën, kanë qenë lojal dhe pagues të rregullt, duke ju premtuar njëherësh, se do të angazhohemi edhe
më tutje në ngritje të cilësisë së shërbimeve tona.
Me respekt,
EcoHigjiena