DYLON

Nderohen përfaqësuesit e Shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Skifteraj

Nderohen përfaqësuesit e Shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Skifteraj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup të mërgimtarëve dhe përfaqësues të fshatit Skifteraj, me të cilet ka biseduar për ecurinë e projekteve në këtë lokalitet, planeve në të ardhmen e në veçanti për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili për vite të tëra është jashtë funksionit.

Kryetari Haliti i njoftoi ata rreth marrëveshjes më CDI-në për rifunksionalizimin e rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatra dhe premtoi se do të jetë përkrahë banorëve për gjetjen e zgjidhjes së këtij problem.

Përfaqësuesit e fshatit Skifteraj, paraqitën si kërkesë unanime që të realizohet një projekt që do të mundësonte furnizimin me ujë të këtij fshati, nga burimet e ujit në Letnicë.

EkoHigjiena

Në këtë takim, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm që po jep diaspora e fshatit përmes fondit të shoqatës në Zvicër, i nderoi ata me dekoratën e Pavarësisë, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Skifteraj, falënderuan institucionet komunale për angazhimin në realizimin e projekteve në këtë lokalitet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.