Dua Lipa ka qenë këto ditë krye-temë edhe e tabloideve më të mëdha botërore, të cilat kanë shkruar për suksesin e saj në Grammy ku theu rekord me dy cmime në kandidaturën e saj të parë.
Ndër to, e përditshmja E! News ka shkruar për pesë gjërat që publiku mund të mos i ketë ditur rreth këngëtares, duke cekur ndër to domethënien e emrit të saj në shqip, si dhe shuarjen e shpresave për tu marrë me muzikë në fëmijëri.
Këto janë pesë faktet që E! News liston si gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Dua Lipës:
- Në moshën 14 vjeçare, këngëtarja kishte lansuar këngë ‘cover’ në YouTube dhe vetëm disa vite më vonë do të arrijë këtë sukses.
- Dua Lipa ishte në shkollën Sylvia Young- Theatre School, në të cilën ishte edhe Amy Ëinehouse, Rita Ora dhe Little Mix.
- Emri “Dua” në gjuhën shqipe nënkupton “dashuri”.
- Ne e dimë talentin e saj, por një person nuk e dinte, mësuesi në shkollë i kishte thënë asaj se nuk mund të këndonte, por me dy “Grammy” në duar e dëshmon të kundërtën.
- Dua Lipa ishte e ftuar në turneun e Bruno Mars dhe Coldplay