Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Sunny Hill Academy

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Sunny Hill Academy

Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Foundation kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Sunny Hill Academy në Prishtinë.

Për këtë Sunny Hill Foundation po i jep 150 mijë euro. Në këtë shkollë do të ketë instrumente dhe gjëra të tjera që nevojiten për talentet e rinj në Kosovë, që të mund të ushtrojnë aty.

Dukagjin Lipa tha se qëllimi i këtij fondacioni është që të rinjve dhe fëmijëve të Kosovës, t’u ofrohet një hapësirë ku mund të shprehin frymën artistike.

Ndërsa këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, tha se kjo ka qenë një ëndërr e madhe për të. Lipa tha Kosova ka shumë të rinj të talentuar.

E kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Dua Lipa është ambasadori më i mirë i Prishtinës dhe Kosoves në botë.

KOMENTE