/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësitet për reagim të shpejt derisa kanë qenë në pikë kontrolli në Rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan kanë ndaluar veturën “Audi Q7” me targa të huaja, të cilën ka qenë duke e drejtuar i dyshuari A.Z. (1972) dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka pranuar se posedon një armë pistoletë, prodhim Jugosllav, me ngjyre të zezë të kalibrit 7.62 mm, një karikator me nënt ë(9) copë fishek.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dale njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit ku edhe e kanë bërë konfiskimin e armës. I dyshuari është arrestuar fillimisht nga policia dhe është dërguar në stacionin policor në Gjilan ku edhe është intervistuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili urdhëron të ngritët kallëzim penal ndaj të dyshuarit si dhe rasti të klasifikohet “Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armës” dhe rasti të dërgohet në Prokurori në procedure të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese