DYLON

Del në shitje Mercedesi i Shumaherit

Avatar photo Redaksia

Salloni berlinez i veturave CTS, ka nxjerrë në shitje në ankand veturën e pilotit gjerman të Formula 1, Michael Schumacher. Është fjala për një makine Mercedes Benz, stationwagon, E55AMG, 349 kuaj fuqi. Vetura është prodhuar në vitin 1998, ndërsa ka të kaluara 198 mijë kilometra. Çmimi fillestar i makinës është 130 mijë euro dhe kuptohet qe kjo vjen për shkak te faktit se ajo i ka takuar shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Schumacher. Kujtojmë se 47­-vjeçari u aksidentua në fundin e vitit 2013 gjatë skijimit dhe që prej asaj kohe vazhdon të luftojë për të mbijetuar pas operacioneve të vështira në kokë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.