Futbollisti i Lille, Arton Zekaj, do të bashkohet përfundimisht me Kosovën. Ish-futbollisti i Partizanit, Arton Zekaj ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se kishte luajtur për grupmoshat e reja të Serbisë së fundmi.
Zekaj do të shkojë te skuadra U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi.
19-vjeçari ka lindur në Suboticë, derisa ka qenë i përzgjedhur kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë, por që ende nuk kishte pranuar ftesë nga ekipi i parë i Serbisë.
Gjithashtu, Zekaj ka luajtur edhe te klubet serbe si Partizan, Sopot dhe Backas, derisa vitin e kaluar u transferua te klubi i madh francez, Lille.
Pë r kë të mundë si kalimi te Kosova e ndë rmjetë soi edhe FIFA, pasi Serbia nuk e lironte lojtarin me prejardhje nga Kosova.