DYLON

Mediat italiane: Shaqiri mund të rikthehet te Interi

Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti kosovar me nënshtetësi zviceriane, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli pas vetëm një viti dhe të kthehet te ish-klubi i tij, Interi në Serie A.

Sipas mediave angleze dhe italiane ylli i Zvicrë s mund shumë lehtë të largohet nga ‘Anfield’ gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse ka lënë mbresa të mira në sezonin e tij të parë me klubin anglez.

Ato raportojnë se nëse Shaqiri largohet, atëherë Interi do të hidhet në sulm për të. Interi është  në kërkim të një zëvendësuesi të Ivan Perisic, i cili pritet të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

EkoHigjiena

Kosovari ka qenë pjesë e Interit nga janari deri në qershor të vitit 2015. Ai iu bashkua Stoke City pas një periudhe të shkurtër gjashtëmujore me gjigantin italian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.