Manchester United ka konfirmuar se Ander Herrera do të largohet nga klubi këtë verë. Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe nuk ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratët.
Herrera pritet të kaloi te PSG, skuadër me të cilën thuhet se ka arritur marrëveshje. Paga e tij ishte problemi që spanjolli të vazhdoi me United ngase kërkonte 200 mijë funta në javë.
Mesfushori u transferua në United në 2014 dhe ka fituar FA Cup, EFL Cup dhe Europa League gjatë kohës së tij në Old Trafford.