Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti, është arrestuar një e dyshuar me shtetësi zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje, viktimës.
Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit, te e dyshuara, në çantë, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofotn policia. /2LONLINE/
Raporti i policisë.
KANOSJE&POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Viti/18.04.2024-21:30. Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.