DYLON

Shkolla teknike në Gjilan përfiton donacion panele solare me kapacitet 4kW

Shkolla teknike në Gjilan përfiton donacion panele solare me kapacitet 4kW
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” të Gjilanit, gjegjësisht Eko-Klubi i shkollës teknike, janë përfitues të projektit të energjisë së ripërtëritshme, të financuar nga organizata Yeni. Sipas fuqisë që ka ky panel 4kW, shkolla do të kursen rreth 1 mijë e 500 euro rrymë brenda një viti.

Mësimdhënësi dhe udhëheqësi i këtij klubi të nxënësve, Ismail Shkodra ka thënë se të enjten ka filluar implementimi i panelit solar nga organizata Yeni, ku vlera e këtij projekti të fituar është 4 mijë e 834 euro.

EkoHigjiena

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e ambientit, shfrytëzimi eficientë i energjisë elektrike në shkollë dhe se objektivat specifike të këtij projekti janë që të instalohen panele solare me kapacitet prej 4kW, për nevojat e shkollës”, tha ai. Sipas tij, ky projekt ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjtë për ruajtjen e mjedisit dhe të përdorimit të burimeve të ripërtëritshme, si dhe do të shërben për aftësimin e nxënësve, njëkohësisht duke e mirëmbajtur sistemin dhe duke kryer praktikë profesionale.

Shkodra thekson se duke u angazhuar në tranzicionin energjetik, shkolla jonë jo vetëm që do të redukton gjurmën e tyre të karbonit, por gjithashtu do të japim një shembull frymëzues që të tjerët të ndjekin këtë shembull.

Drejtoria e shkollës i falënderon mbi 230 nxënës pjesëmarrës të shkollës sonë, të cilët me aktivitetet e tyre kanë bërë që të jenë edhe përfitues të këtij projekti shumë të rëndësishëm për shkollën dhe ambientin si jashtë ashtu edhe brenda shkollës. (a.b). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.