Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan
Për nder të festave të 7 Marsit-Dita e Mësuesit dhe 8 Marsit-Dita e Gruas, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” ne sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” organizon panairin tradicional me moton “Nënat Tona”.
Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit.
Ky panairi do të jetë dy ditor, i cili do të jetë i hapur me datat 7-8 Mars në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit.
Urime Dita Ndërkombëtare e Grave-8 Marsi!