Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të dhunës familjare, lëndim të lehtë trupor që është regjistruar në Kllokot.
Sipas policisë, Viktima K/Serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj K/Serb i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pësuar lëndim trupor pasi që i dyshuari kishte demoluar disa pjata në kuzhinë.
Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në shtëpinë e shëndetit.
I dyshuari përpos që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet se kishte sulmuar edhe nënën e tij duke e përplasur për dyshemeje.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.