Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Andorrës dhe Turqisë. Megjithatë, shumë futbollistë janë shprehur të pa kënaqur që nuk janë ftuar.
Së fundi ka reaguar edhe mesfushori i Llapit, Festim Alidema dhe futbollisti i Drenicës, Atdhe Grajqevci.
Ky i fundit ka deklaruar që nuk do ta pranoj më ftesën e Kosovës edhe nëse ftohet në të ardhmen.
Kjo listë ka ngjallur reagime edhe te futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë Kosovës dhe njeri nga ta eshte Leotrim Kryeziu ne Lugano.
Deri më tani asgjë nuk është reaguar nga përzgjedhësi Prekazi apo nga FFK, mirëpo thuajse cdo ditë ka futbollist të pakënaqur me përbërjen U21.