Autoritetet policore kanë bërë të ditur për dy raste të ndara, të arrestimeve për armëmbajtje pa leje, të regjistruara, një në Viti e tjetra në Novobërdë.
Sipas raportit policor, në Viti, është arrestuar i dyshuari, mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në rastin tjetër, sipas po;licës, në Novobërdë është ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollimit te pasagjeri i dyshuar, mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një revole TT 7.62 mm me tetëmbëdhjetë (18) fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.