Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në dy raste të ndara, njëri në Kllokot dhe tjetri në Kamenicë, janë raportuar raste të armëmbajtjes pa leje, me këtë rast, për rastin e parë ka pas edhe një të arrestuar.
Raporti i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Kllokot 28.01.2021 – 13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 19 copa diabollë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Kamenicë 28.01.2021 – 14:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga burri i saj (i cili ka vdekur), ka trashëguar një pushkë gjuetie me 21 fishek. Pushka me fishek është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/