“Duke u bazuar në prononcimet e fundit kundruall nesh, jemi të detyruar që disa gjëra t’i shtrojmë drejtë”, thotë Gerhard Dummer si përfaqësues i investonit austriak dhe partnerit privat në Kompaninë Eco-Higjiena.
Sipas tij, një punëtor i zakonshëm në kompaninë fiton 280 € në muaj. Kësaj i shtohen edhe 42 € për shujte. Ne kemi gjithsej 820.000 € shpenzime vjetore për paga për 163 të punësuar. Këto nuk janë paga të skllevërve e megjithatë, ato paga i kemi paguar përherë në kohë të caktuar.
Punëtorët dhe punonjësit tanë nuk kanë nga 30 min. pushim por nga 1 orë në ditë. Ne u ofrojmë paisjet dhe uniformat, ju përmbahemi të gjitha rregullave ligjore dhe i trajtojmë të gjithë fair dhe drejtë.
“Tek ne guxon të thotë secili mendimin e vet dhe asnjëri nuk keqtrajtohet për arsye të bindjeve politike, religjioze ose arsye tjera. Përkundrazi, ne i nxisim dhe kërkojmë prej punëtorëve tanë që të kenë mendimin e tyre dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe nuk ndëshkojmë nëse e bënë një gabim.
Atë që ne kurrsesi nuk e pranojmë është atëherë kur: punëtorit i është tërhequr vërejtja disaherëshe për mos përmbushje të detyrave, atij që kërcënon, sulmon dhe atakon ose gabime tjera të rënd bënë. Në raste të tilla ne përherë kontratat e punës i përfundojmë konformë dispozitave ligjore në fuqi dhe punësojmë punëtorë të ri, ashtu si që është rasti i tanishëm.
Ne po ashtu nuk pranojmë që një grup i vogël, të 163 punëtorë e punonjës, pa respektuar ligjet, bllokojnë Kompaninë me makinat e saj, në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje për të kryer detyrat tona ndaj klientëve. Kjo nuk është demokraci por, anarki dhe asnjë përfaqësues politik nuk do të duhej t‘i mbështeste sipas mendimit tim”, thotë Gerhard Dummer.
Edhe po që se njerëzit do të punonin falas si skllevër, nuk është në gjendje dhe as e gatshme, asnjë kompani në kushte të tilla për periudhë afatgjate në Kosovë të investonte. Prandaj, edhe mbeten të humbura shumë vende të punës.
Ne kemi ofruar shumë propozime dhe të gjitha janë refuzuar. Ne na mbetet vetëm rruga ligjore për të rivendosur përsëri rend dhe rregull ligjor. Pa urdhrin e gjykatës apo të Kryetarit të Komunës, policia nuk ka mundësi të ndërhynë dhe të ndërprenë bllokadën e paligjshme, thotë në fund Gerhard Dumme, përfaqësues i investonit austriak dhe partnerit privat në Kompaninë Eco-Higjiena.