DYLON

Vdekja e Agim Rexhepit goditje e rëndë edhe për Iniciativën Qytetare “Për Gjilanin”

Vdekja e Agim Rexhepit goditje e rëndë edhe për Iniciativën Qytetare “Për Gjilanin”
Avatar photo Redaksia

Në momentet kur po përgatiteshim për të festuar Vitin e Ri, na vjen lajmi hidhur për vdekjen e Agim Rexhepit, kryetarit të Iniciativës Qytetare “Për Gjilanin”, lajm që na goditi shumë rënd , sepse humbëm një shok, mik dhe bashkëpunëtor. Vdekja, Agimin e mori kur po gëzonte momente shumë pozitive, kur Iniciativa po riorganizohej dhe kur po projektonte të ardhmen e vetë duke krijuar strategjinë për të promovuar dhe avokuar interesat qytetare.

Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“ falënderon të gjithë ata shokë, miq , subjekte… që ndan dhimbjen me ne, na shprehen ngushëllime duke e bërë më të lehtë dhimbjen tonë, njëherësh kjo dëshmon më së miri se Agimi gëzonte respekt në rrethin e gjerë, ai kishte ndërtuar ura bashkëpunimi me shumë qytetar dhe subjekte, ku synonte që këto raporte ti fuqizonte edhe më shumë në të ardhmen.

EkoHigjiena

Bashkëthemeluesit e Iniciativës Qytetare“ Për Gjilanin“ në takimin Post Mortum, analizuan gjendjen e krijuar pas vdekjes së kryetarit dhe njëzëri u pajtuan se Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“ do të vazhdojë aktivitetin dhe misionin e vet qytetar. Në takimin e bashkëthemeluesve po ashtu u vendosë që Iniciativa ti hyj procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet. Përfaqësues i përkohshëm i Iniciativës deri në zgjedhjet e organeve të reja, u caktua Avdi Aziri.

Iniciativa Qytetare“ Për Gjilanin“ deklaron se do ti qëndrojë mbrapa gjitha marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve që i ka lidhë i ndjeri Agim Rexhepi në emër të Iniciativës. Iniciativa Qytetare do të angazhohet që të lidh ura bashkëpunimi me të gjithë ata që e kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Gjilanit, drejtësinë sociale, drejtësinë ekonomike dhe drejtësinë juridike.

Iniciativa“ Për Gjilanin“ do t’ia njohë secilit punët e mira që i bënë për të mirën e përgjithshme dhe po ashtu do të kritikojë dhe do ta ngrisë zërin sa herë që nuk i kryejnë detyrat ata që e kanë përgjegjësinë për to.

Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.