Këngën ‘Visions’ e kam gjetur në një koleksion të MP3shave dikur kur ato shiteshin lirshëm nëpër Kosovë.
Menjëherë ma tërhoqi vëmendjen orkestrimi i begatshëm e i mençur dhe vokali i jashtëzakonshëm. Pasi e dëgjova disa herë si muzikë e mirë, nisa me vërejtë se edhe teksti kishte romantikë goxha të thellë.
Ridvan Bunjaku
Kënga fillon me një vijë të thjeshtë me piano, me timpane të lehta popi (diçka si Alfred Kaçinari). Por që në herën e dytë kemi avancim me harqe. Basi është aktiv dhe kyçet me një rrëshqitje të lehtë teposhtë qafës.
“Vegime, vegime në mendjen time”
“Më rrethojnë me dashurinë tënde kur s’je këtupari.”
Një piano dhe një instrument i ngjashëm e mbajnë aktive vëmendjen e dëgjuesit.
“Lermë, veç provo të ma thuash:”
“Pse ta kaloj edhe një ditë pa ty n’jetën time?”
“Tregoma arsyen pse duhet t’m’zbehet jeta stinëve t’ardhshme”
Timpanisti dhe basisti janë aktivë por në masën e duhur.
“Unë dorëzohem.
“S’mund veç t’pres edhe një ditë pa dashurinë tënde.”
Në refren ndihmojnë edhe harqet lehtësisht:
“A m’duhet të ta tregoj çfarëdo arsye?”
“Thjesht dua të t’shtrëngoj dhe të t’them: të dua.”
“Meqë t’gjeta si do t’mund të t’lija”
“Më n’fund jam me ty engjëlli im, do t’rri këtu tash.”
“Do t’ta jap dashurinë time meqë t’kam gjetur.”
Një tush dhe harqet e kalojnë këngën në strofën tjetër. Tash harqet janë më prezente.
“Vegime, i shoh n’sytë e tu”
“Sa herë që m’i lëshon sytë ndjenjat m’i ngjall”
“Dashuria ime do të t’kaplojë s’shpejti”
“Do të t’afrojë kah unë, që t’jesh n’krahët e mi.”
“Ma thuaj arsyen pse s’duhet t’jesh me mua. S’ka arsye.”
“Oh, përmes teje i shoh vegimet:”
“Kur më n’fund jam n’krahët e tu – e shoh dritën.”
“A m’duhet të ta tregoj çfarëdolloj arsye?”
“Thjesht dua të t’shtrëngoj dhe të t’them: të dua.”
“Meqë t’gjeta si do t’mund të t’lija”
“Më n’fund jam me ty engjëlli im, do t’rri këtu tash.”
Vazhdon ajo që quhet urë (bridge), një thyerje ndërmjet strofës së dytë dhe refrenit, me melodi të veten. Është shpërthim emocional kulminues me modulim për gjysmë toni:
“E kam një ndjesi brenda që dua ta ndaj me ty”
“Të vegimeve që po i kaloj”
“Që nga qiejt e pafund deri te drita më shkëlqyese”
“Dua të jem aty për ty me timen dashuri”
“A m’duhet të ta tregoj çfarëdo arsye?”
“Thjesht dua të t’shtrëngoj dhe të t’them: të dua.”
“Meqë t’gjeta si do t’mund të t’lija”
“Më n’fund jam me ty engjëlli im, do t’rri këtu tash.”
Piano ta çon mallin pak si te Jeanny e Falcos.
“Do t’ta jap dashurinë time meqë më n’fund t’kam gjetur.”
Zëri dhe orkestra e përmbyllin në harmoni të këndshme:
“E di se jam me ty, oh… sepse më n’fund të gjeta.”
Versioni gegë është po aq interesant në mënyrën e vet:
VEGIME
Vegime, vegime n’menën teme
M’rrethojnë me dashninë tande kur s’je këtupari
Lem, veç provo me m’kallzu:
Pse me kalu edhe ni ditë pa ty n’jetën teme?
Kallzoma arsyen pse duhet me m’u zbehë jeta stinëve t’ardhshme
Unë dorëzohna.
S’muj veç me pritë edhe ni ditë pa dashninë tande.
A m’duhët me ta kallzu çfarëdolloj arsye?
Thjesht po du me t’shtrëngu e me t’thonë: t’du.
Masi t’gjeta qysh kisha mujtë me t’lonë
Ma n’fund jom me ty engjëlli jem, kom me nejtë këtu tash.
Kom me ta dhonë dashninë teme masi t’kom gjetë.
Vegime, i shoh n’sytë e tu
Sa herë që m’i lëshon sytë ndjenjat m’i ngjall
Dashnia jeme ka me t’kaplu saora
Ka me t’afru kah unë, që me konë n’krahët e mi.
Thujma arsyen pse s’duhësh me konë me mu. S’ka arsye.
Oh, përmes teje i shoh vegimet:
Kur ma n’fund jom n’krahët e tu – e shoh dritën.
A m’duhët me ta kallzu çfarëdolloj arsye?
Thjesht po du me t’shtrëngu e me t’thonë: t’du.
Masi t’gjeta ku kisha mujtë me t’lonë
Ma n’fund jom me ty engjëlli jem, kom me nejtë këtu tash.
E kom ni ndjesi mrena që po du me ta kallzu
T’vegimeve që p’i kaloj
Prej qiejve t’pafund e deri te drita ma shkëlqyse
Po du me konë aty për ty me temën dashni
A m’duhët me ta kallzu çfarëdolloj arsye?
Thjesht po du me t’shtrëngu e me t’thonë: t’du.
Masi t’gjeta ku kisha mujtë me t’lonë
Ma n’fund jom me ty engjëlli jem, kom me nejtë këtu tash.
Kom me ta dhonë dashninë teme masi ma n’fund t’kom gjetë.
E di që jom me ty, oh, se ma n’fund t’gjeta.