Me rastin e 20-vjetorit të protestës së 1 tetorit të vitit 1997, ish-lideri i Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, ka thënë se kjo ngjarje duhet të zë vend meritor në historinë shqiptare.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se Lëvizja Studentore ka pasur rol historik në zhvillimet e përgjithshme të cilat kanë çuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Dugolli ka thënë se deri më tani shteti nuk e ka trajtuar si duhet këtë ngjarje, por ka shprehur optimizëm se tash, kur do të ketë më shumë argumente historike, institucionet do t’i japin rëndësi më të madhe Lëvizjes Studentore dhe protestës së ’97-s, e cila shënon fillimin e fundit të Serbisë në Kosovë dhe fillimin e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor serb.
Dugolli ka bërë me dije se 20-vjetori i protestës së 1 tetorit të vitit 1997 do të shënohet me aktivitete të ndryshme për tri ditë me radhë.
Për më tepër në: Epoka e Re