DYLON

Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha-Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”

Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha-Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”
Avatar photo Redaksia

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan, për nderë të 56 vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Nuhi Berisha, do të organizojë sot Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha – Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”.

Në këtë Tribunë Shkencore, e cila do t’i zhvillojë punimet sot më 30 shtator 2017, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, nga ora 12:00, do të paraqiten me kumtesa 6 historianë e studiues nga Kosova.

Në paraqitjet e tyre do të trajtohet figura e Nuhi Berishës nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së tij, organizimi dhe pejsëmarrja në demonstrata e organizata atdhetare ilegale e deri në betejën e tij dhe të Rexhep Malës me forcat policore serbe në janar të vitit 1984 në Prishtinë.

EkoHigjiena

Tribuna Shkencore do t’i zhvillojë punimet në një seancë. Organizimi i kësaj Tribune bëhet nën kujdesin e shoqatës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan.

Nuhi Berisha u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Kamenicës. Ishte veprimtar i Lëvizjes ilegale në Kosovë në vitet e 70-ta dhe 80-ta të shekullit XX.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin Juridik dhe të Kulturës Fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm.

Nuhi Berisha kishte vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit serb që prej kohës sa vijonte mësimet në bankat e shkollës së mesme. U përfshi në veprimtarinë politike kombëtare të drejtuar nga Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës.

Ndërsa si student, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë, formuan Komitetin e Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për Lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981.

Mori pjesë aktivisht në demonstratat studentore dhe rinisë shkollore në vitin 1981. Ishte edhe poet e publicist. Ai mbajti shënime për ecurinë e demonstratave nga 26 marsi deri më 2 prill të vitit 1981.

Po ashtu mori pjesë në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, që u formua në vitin 1982.

Për shkak të veprimtarisë atdhetare hetohet nga UDB-ja dhe vazhdon të jetë tërë kohën nën përcjellen e saj. Kështu, Nuhi Berisha nga tetori i vitit 1982 detyrohet të kaloj në ilegalitet të thellë.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të Lëvizjes Çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi.

Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit të vitit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes së armatosur me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.