Sot, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur punimet e seancës solemne në nderë të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Përveç deputetëve, të pranishëm në sallë ishin edhe njerëz të artit dhe sportit e në mesin e tyre edhe Driton Kuka së bashku me Majlindën e Distrian.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka kërkuar nga politikanët që të jenë të bashkuar për Kosovën.
“Urime Pavarësia! 12 vjet Shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha“, ka shkruar Kuka.
Xhudistet e Kosovës arritën të ngrejnë flamurin tonë në ato shtete që ishin shumë kundër Pavarësisë.