FC Drita ka angazhuar në Shkollën e Futbollit ish-futbollistët e tyre, të cilët tashmë ushtrojnë detyren e trajnerit dhe janë të pajisur me licencat përkatëse nga UEFA dhe FIFA.
Ditë më parë Genc Sermaxhaj mori drejtimin e 19 vjeçarëve të Juniorëve, teksa janë zyrtarizuar edhe trajnerët e tjerë të grupmoshave nga 11 vjeçarët.
Kështu te parafatosët trajner është emëruar ish-mesfushori i këtij klubi Mentor Sijarina.
Te moshat e 13 vjeçarëve është emëruar trajner Alban Nevzati, ish-mbrojtësi i klubit gjilanas, i cili gjithashtu është produkt i akademisë së FC Dritës.
Ardian Latifi është zhvendosur te grupmoshat e 15 vjeçarëve. Mesfushori i njohur gjilanas që po ashtu është produkt i akademisë së Dritës është duke i drejtuar të rinjtë e këtij klubi për disa vite.
Një tjetër mesfushor i njohur është emëruar trajner i moshave te ‘bardhekaltërit’. Fjala është për Visar Sermaxhajn, i cili edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e trajnerit të 17 vjeçarëve.
Nën vëzhgimin e koordinatorit të Shkollës së Futbollit, Beqir Rukovci, ish-futbollist i dalluar i këtij klubi, ‘bardhekaltërit’ synojnë që të ndërtojnë njërën ndër akademitë më premtuese në vend.